9.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin po i afrohen fundit

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin po shkojnë drejt përfundimit. Në emisionin “360 Gradë”, Llabani theksoi se pritet që shumë shpejt të vendosen masa sigurimi ndaj tyre.

“Unë mendoj që procesi i hetimit për çiftin po vjen drejt fundit. Ballafaqimi i fakteve dhe dëshmive të tyre, ose fjala e fundit përpara se ata të shkojnë drejt përfundimit dhe mbylljes së dosjes, janë dëshmitë e tyre, veç e veç. Dhe nuk është rastësi që kanë ardhur njëri pas tjetrit. Shumë shpejt do të ketë masë sigurimi. Të dy janë persona në hetim prej kaq vitesh dhe ka fakte konkrete për të cilat do të kenë një ngarkesë penale”,
theksoi ajo.

Kjo deklaratë e gazetares vjen në një kohë kur hetimet për çështjet e Metës dhe Kryemadhit kanë qenë në fokus të mediave dhe opinionit publik. Dyshimet për përfshirjen e tyre në veprimtari të paligjshme kanë ngritur shumë pikëpyetje dhe pritshmëri për zhvillimet e ardhshme në drejtësi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...