35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Ministrat e Jashtëm të BE-së kërkojnë kufizimin e Llvizjes së diplomatëve Rusë në Evropë

Tetë ministra të jashtëm të Bashkimit Evropian i bënë thirrje BE-së që të ndalojë diplomatët rusë të lëvizin lirshëm nëpër bllok dhe t’i kufizojë ata në vendet ku janë të akredituar, raportoi Reuters. Thirrja vjen mes lajmeve për një rritje të operacioneve sabotuese në Evropë, që duket të jenë pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të minuar ndihmën për Ukrainën.

“Lëvizja e lirë e mbajtësve të pasaportave diplomatike dhe të shërbimit ruse, të akredituara në një shtet pritës, në të gjithë zonën Shengen po lehtëson aktivitetet keqdashëse,” tha Reuters, duke cituar një letër drejtuar shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Inteligjenca, propaganda, “apo edhe përgatitja e akteve të sabotimit janë ngarkesa kryesore për një numër të madh ‘diplomatësh’ rusë në BE,” thuhej në letrën e ministrave të datës 11 qershor.

Ministrat këmbëngulën që BE të ndjekë “parimin e reciprocitetit”, duke kufizuar lëvizjen e diplomatëve rusë dhe anëtarëve të familjeve të tyre vetëm në territorin e shtetit të akreditimit të tyre. “Kjo masë do të ngushtojë ndjeshëm hapësirën operacionale për agjentët rusë,” shtoi letra.

Letra u nënshkrua nga ministrat nga Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia dhe Rumania, sipas Reuters. Polonia njoftoi më parë se do të vendoste kufizime në lëvizjen e diplomatëve rusë në përgjigje të luftës hibride të Moskës. “Ne shpresojmë që Federata Ruse do ta trajtojë këtë si një paralajmërim shumë serioz,” tha më 27 maj Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski.

Disa të dyshuar janë arrestuar muajt e fundit në Gjermani, Austri, Danimarkë dhe Estoni për spiunim të dyshuar për Rusinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...