25.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Tifozët Shqiptarë mbushin Dortmundin,Balla:”shqiptarët dinë të shkëlqejnë në mënyrë unike”

Qyteti i Dortmundit është veshur kuqezi në pritje të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, që zhvillohet sot në orën 21:00. Mijëra tifozë shqiptarë kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për të mbështetur kombëtaren e tyre. Forcat lokale dhe shqiptare po punojnë për mbarëvajtjen e rendit.

Balla:

“Në fakt edhe dje kur ishte hapja ka pasur incidente mes tifozëve në Mynih në ndeshjen e Gjermanisë me Skocinë. Ndërkohë që shqiptarët dinë të shkëlqejnë në mënyrë unike edhe me sjelljen e tyre në këtë vigjilje të kësaj ndeshjeje.
Gjatë takimit me drejtuesit e operacionit policor që kujdeset për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm sportive, sikurse është ndeshja ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Italisë raportohet që nuk ka pasur asnjë incident deri më tani nga tifozët, ndërkohe që të gjithë e dimë që ka prezentë shumë më të madhe të tifozëve të qytet krahasuar me numrin e biletave në dispozicion për të marrë pjesë.

Por kjo tregon një mbështetje siç i ka hije shqiptarëve unë e kam thënë edhe në një moment tjetër, në 2016 Shqipëria ka ikur nga Europiani i Francës me një kupë të veçantë.

Kupa dedikuar tifozëve për shkak të sjelljes që kanë treguar, por edhe për shkak të gjithë organizimit që kanë bërë tifozët, e jam shumë i bindur që të gjitha grupimet e tifozëve shqiptarë me në krye tifozët kuqezi kanë përgatitur edhe sot atë pjesë të bukur të përfaqësimit tonë,”tha ministri Balla”..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...