23.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Ngjarje në Shtëpinë e Bardhë: Qeni i Presidentit Biden kafshon agjent të shërbimit sekret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë ku qeni i presidentit amerikan Joe Biden ka kafshuar një agjent të Shërbimit Sekret. Incidenti ndodhi më 12 shkurt të vitit të kaluar në kopshtin Kennedy gjatë një shëtitjeje me presidentin. Agjenti, i cili po afrohej për ta ndihmuar presidentin, u sulmua dy herë nga qeni. Edhe pse agjenti nuk pësoi lëndime të rënda fizike, palltoja e tij u dëmtua nga kafshimet. Këto detaje janë zbuluar nga dokumentet e siguruara nga ABC News.

Në dokumente, agjenti ka deklaruar: “Ndërsa po ecja në drejtim të tij për t’u siguruar nëse ka nevojë për ndihmë, qeni vrapoi dhe më kafshoi, e largova menjëherë dorën dhe thash jo. Ai sërish mu vërsul dhe më kafshoi për herë të dytë.” Incidenti ka shkaktuar shqetësim në Shërbimin Sekret dhe është trajtuar sipas protokolleve të sigurisë për kafshët në rezidencën presidenciale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...