31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Sali Berisha përballet me humbjen e mandatit të deputetit

Sali Berisha, i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, mund të jetë deputet vetëm për disa ditë të tjera. Pas 20 qershorit, Komisioni i Mandateve pritet të shpallë zëvendësimin e tij, për shkak të mos përmbushjes së funksionit të parlamentarit. Nëse Berishës i digjet mandati, vendin e tij mund ta zërë Lediana Frataj sipas listës së kandidaturave. Nëse ajo nuk e pranon mandatin brenda 30 ditëve, karrigia e deputetit do t’i kalojë emrit tjetër në listë.

Jo vetëm deputetë të Foltores, por edhe socialistë, kanë spekuluar se Berisha nuk mund të përjashtohet pasi mungesa e tij është “me arsye”. Por Parlamenti i Shqipërisë ka treguar që nuk do ta pranojë këtë justifikim. Administrata e Kuvendit i ka ndërprerë Berishës përfitimet financiare që i takojnë çdo deputeti, përfshi edhe pagën, pasi ai nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave plenare, mbledhjet e Komisioneve Parlamentare apo çdo veprimtari tjetër që lidhet me funksionin e tij si ligjvënës. Ky vendim është marrë në përputhje me vendimin e GJKKO-së.

Sipas ligjit, mandati i një deputeti mund të mbarojë nëse ai mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Me përfundimin e këtij afati këtë javë, pritet të nisë procedura e humbjes së mandatit të Berishës.

Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit, pas vendimit të GJKKO-së. Ai kishte kundërshtuar më parë masat që i kishte vendosur SPAK, duke pretenduar se ishin anti-Kushtetuese pasi SPAK nuk kishte marrë leje nga Kuvendi për të kufizuar veprimtarinë e tij si deputet. Pasi SPAK mori autorizimin nga Kuvendi, vendosi masën më të rreptë të arrestit shtëpiak, e cila është konfirmuar nga të gjitha shkallët e drejtësisë, përfshi edhe Gjykatën e Lartë.

SPAK po heton Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, për vepra penale të lidhura me pastrimin e parave dhe korrupsionin. Malltezi fillimisht u arrestua, por më vonë masa e sigurisë ndaj tij u ndryshua në “arrest shtëpie”. Hetimet lidhen me procedurat e ndjekura për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...