Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Kagjinas në Kolonjë, ku një 33-vjeçar është gjetur i pajetë.
Viktima e identifikuar është Emiljano Baholli. Sipas informacioneve zyrtare, Baholli kurohej për probleme të shëndetit mendor.
Policia është duke investiguar rrethanat e vdekjes së tij, ndërkohë që komuniteti lokal është prekur thellësisht nga kjo ngjarje tragjike.