37.2 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Kryetari i PD, Lulzim Basha i përgjigjet ftesës për bashkëpunim nga kryeministri Rama/ “Për PD, opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme një takim me qytetarët në Durrës, deklaroi se opozita nuk do të ndal në asnjë rast punën e tij dhe se do të sjellë ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë.

Kryetari i Partisë Demokratike, i ka mbyllur derën e bashkëpunimit Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, i cili herë pas herë i ka shtrirë dorën.

Në fjalën e tij Basha thotë se nuk mund të bashkëpunojë me krimin. Sipas Bashës, për Partinë Demokratike, pushteti nuk është mjet për të vjedhur vota, por është mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Vëllezër dhe motra, ne këtë betejë nuk e nisëm për veten tonë. Që në fillim të fushatës e kemi thënë dhe e kam thënë të qartë që kjo betejë nuk bëhej as për mua dhe as për Partinë Demokratike. Kjo betejë bëhej për shqiptarët, bëhej për Shqipërinë, kjo betejë bëhej për prindërit tanë, të cilët prej vitesh lëngonin, me pensione të mbetura në vendnumëro, me koston e jetës të rritur, kjo betejë bëhej për të rinjtë që duan të ikin, për t’i mbajtur këtu, kjo betejë bëhej për ndërmarrjet që mos të mbyllnin vendet e punës, për biznesin e vogël që mos të mbyllte qepenat për të sëmurët, për shëndetësinë, për arsimin, për vendin tonë, për familjet tona, për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Dhe ne morëm përsipër një mision. Një mision për ta drejtuar këtë vend pas 8 viteve lëngate, vjedhje, krimi dhe poshtërimi, drejt një të ardhme më të mirë. Ky ishte misioni ynë. Me këtë mision iu përveshëm fushatës derë më derë. Një fushatë qytetare, një fushatë europiane, me program, me ide, me zgjidhje, me ofertë konkrete, me pastërtinë e shpirtit të demokratëve që na ka karakterizuar prej ditëve të para të fillesave tona si një familje e madhe politike.

“Çfarë do të bëjmë? Do t’i lëmë në mes të rrugës këta njerëz? Do tu themi që ne e bëmë tonën dhe kaq ishte? Për ata që thonë, që na bëjnë me faj, që na llogarisin si gabim, që nuk bëmë dhe ne aleancë me bandat, po ju them fare qartë. Për Partinë Demokratike, opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero. Sepse pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim.

Ne do ta fitojmë këtë betejë duke bërë pikërisht të kundërtën, duke bërë gjithçka që ata të përfundojnë aty ku e kanë vendin dhe duke bashkuar të gjithë shqiptarët deri në përfundimin e pashmangshëm të kësaj beteje që është ndryshimi që presin dhe dëshirojnë të gjithë”, u shpreh Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndarja e papritur nga jeta e ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci/ Nga...

0
Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Haluci ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në bjeshkët e...

Romë/ Dyshohet se vrau nënën dhe fshehu trupin në dollap, arrestohet 51-vjeçari

0
Një 51-vjeçar është arrestuar në Romë, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij 71-vjeçare dhe fshehjen e trupit të saj brenda një dollapi...

I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje në Tiranë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Athinë

0
Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh për një vrasje të kryer...

Aksident tragjik në Lushnjë, makina përfundoi në kanal, humbën jetën dy motrat

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë...

Zjarr i madh në Angli, digjen 6 shtëpi pranë fushës së golfit – dhjetëra...

0
Të paktën gjashtë shtëpi janë përfshirë nga zjarri në Stourbridge, në Anglinë qendrore, ndërsa zjarrfikësit po vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll një...