37.2 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Hajdutët mbysin 20-vjeçaren dhe grabisin një sasi të konsiderueshme parash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku një 20-vjeçare nënë e një fëmije të mitur ka humbur jetën, pas dhunës së ushtruar nga disa persona që hynë në banesë dhe grabitën një sasi të konsiderueshme parash.

Sipas informacionit të parë, nëna e një foshnje 11-muajshe u gjet e mbytur, ndërsa burri i saj 32-vjecar i prangosur në një karrige. Në momentin e grabitjes, në banesë ishte dhe foshnja 11-muajshe e çiftit, e cila fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç raportojnë mediat greke, me shumë gjasa, autorët e krimit fillimisht e lidhën burrin dhe më pas po i bënin presion gruas për të treguar se ku ishin paratë ose bizhuteritë e saj, dhe më pas e mbytën, ndërsa ata varën edhe qenin e familjes. Ende nuk dihet nëse ajo është abuzuar seksualisht, ndërsa dyshohet se e reja të jetë mbytur duke përdorur jastëkun. Mësohet se grabitësit kishin hyrë në banesë nga dritareje të vogël në katin përdhes.

Sipas informacionit, burri i viktimës 20-vjeçare arriti të zvarritet deri tek telefonin i tij për të lajmëruar policinë për krimin brutal që kishte ndodhur.Autorët së pari e vranë qenin që të mos lehte dhe e varën në kangjella. Sipas raportit të policisë, tre autorë, të maskuar me kapuç, hynë në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe po kërkonin para dhe bizhuteri. Sipas ERT, burri i gruas fatkeqe, me profesion pilot, dëshmoi në polici se në shtëpi kishte shumën prej 10,000 euro, e cila u grabit nga autorët e krimit. Foshnja u dërgua në spital, ku u gjet se ishte mirë me shëndet dhe më pas u kthye me të afërmit në Glyka Nera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndarja e papritur nga jeta e ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci/ Nga...

0
Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Haluci ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në bjeshkët e...

Romë/ Dyshohet se vrau nënën dhe fshehu trupin në dollap, arrestohet 51-vjeçari

0
Një 51-vjeçar është arrestuar në Romë, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij 71-vjeçare dhe fshehjen e trupit të saj brenda një dollapi...

I kërkuar prej 20 vitesh për vrasje në Tiranë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Athinë

0
Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh për një vrasje të kryer...

Aksident tragjik në Lushnjë, makina përfundoi në kanal, humbën jetën dy motrat

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë...

Zjarr i madh në Angli, digjen 6 shtëpi pranë fushës së golfit – dhjetëra...

0
Të paktën gjashtë shtëpi janë përfshirë nga zjarri në Stourbridge, në Anglinë qendrore, ndërsa zjarrfikësit po vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll një...