15.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Holanda investon mbi 420 milionë dollarë në tanke për Ukrainën

Holanda ka vendosur të investojë më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar automjete luftarake të dizajnuara nga Suedia për Ukrainën. Sipas “Defense News”, ky lloj tanku, i njohur si CV90, po përdoret tashmë me sukses nga ushtarët ukrainas në frontin e betejës.

Tanket e reja pritet të dorëzohen Ukrainës deri në vitin 2026. Brigada e 21-të e ushtrisë së Ukrainës u furnizua me këto tanke në verën e vitit 2023.

“Kipish”, drejtuesi i një prej këtyre automjeteve, i cili punonte në ndërtim në Poloni, shpjegon se nevoja për të mbrojtur familjen e tij e shtyu atë të kthehej në Ukrainë kur konflikti me Rusinë u përkeqësua.

Kur pashë në internet se armiku po na bombardonte, mora në telefon vajzën time, njeriun më të çmuar në jetën time. Dhe ajo tha: ‘Babi, ata po na qëllojnë!’,” tha ai.

Tanku CV90 mund të përdoret për transportimin e trupave dhe për sulme kundër tankave të armikut nga forcat e këmbësorisë.

Ministri holandez i mbrojtjes ka konfirmuar që në fillim të qershorit ata kanë rënë dakord të shpenzojnë mbi 420 milionë dollarë për prodhimin e disa dhjetëra tanke suedeze për Ukrainën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT