9.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Dënim me burg për Shqiptarët pas kapjes në Fermën e Kanabisit në Britaninë e Madhe

Gjykata e Kurorës së Northampton në Britaninë e Madhe ka dënuar dy shqiptarë me nga 2 vite e 4 muaj burgim pasi u kapën në një fermë kanabisi. Fabrizio Zika, 27-vjeçar me profesion hidraulik dhe Elmaz Idrizi, 28-vjeçar punëtor ndërtimi, u kapën në flagrancë nga policia në një shtëpi tre katëshe në Headlands, ku ishte kultivuar kanabis me vlerë 415 mijë paund.

Sipas mediave britanike, shqiptarët kanë dëshmuar se arsyeja për përfshirjen e tyre në këtë veprimtari kriminale ishte për të shlyer borxhet që kishin ndaj bandave të cilat i kishin ndihmuar për të hyrë ilegalisht në tokën angleze.

Zika dhe Idrizi u kapën brenda “shtëpisë së barit” më 23 maj të këtij viti rreth orës 09:00 të mëngjesit. Në këtë shtëpi, policia gjeti 488 bimë kanabisi, si dhe mjete të shumta për rritjen artificiale të bimëve narkotike.

Përllogaritet se këto bimë kanabisi do të prodhonin rreth 83 kilogramë kanabis për konsum.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...