Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 15, shtetasi Sotiraq Bicolli dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin K. M., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital. Falë reagimit të shpejtë të Policisë, autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.