23.7 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Rezart Taçi kërkon transferimin e Çështjes Penale në Itali: Argumentet dhe shtyrja e seancës Gjyqësore

Rezart Taçi, ish-biznesmeni i njohur në sektorin e naftës, i akuzuar nga SPAK për pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ka kërkuar që çështja penale e tij të transferohet në Itali. Kërkesën e paraqiti gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 24 qershor, përmes avokates së tij, Ilenja Mëhilli.

Kryesuesja e trupit gjykues, Elsa Ulliri, në fillim të seancës sqaroi se Taçi nuk ishte gjendur në banesën e tij, dhe nga sistemi TIMS rezultonte se ai ka larguar nga Shqipëria që prej vitit 2015, informacion që është konfirmuar edhe në seancat e mëparshme. Prokurori Klodian Braho njoftoi gjykatën se janë shteruar të gjitha mundësitë për njoftimin e Taçit dhe kërkoi që gjykimi të vijojë në mungesë të të pandehurit, pasi ai përfaqësohet me avokatë në gjykim.

Avokatja Mëhilli argumentoi se Rezart Taçi ka qëndrim të përjetshëm në Itali që nga viti 1993 dhe duhet të lajmërohet në adresën e tij jashtë shtetit. Trupi gjykues i gjykatës, përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Etleva Deda dhe Marçela Shehu, pranoi kërkimet dhe vendosi që gjykimi të vijojë në mungesë të Taçit. Kërkesa e avokates Mëhilli për transferimin e çështjes në Itali solli shtyrjen e seancës, duke theksuar se për tre shtetas italianë të akuzuar si bashkëpunëtorë të Taçit në pastrimin e parave, kjo metodë ishte aplikuar me sukses.

Prokurori Braho argumentoi se nuk mund të krahasohet situata, pasi shtetasit italianë janë të tjerë dhe procedurat ndaj tyre po zhvillohen në Itali. Avokatja Mëhilli vazhdoi të argumentojë për transferimin e çështjes në Itali, duke theksuar se Taçi ka pasur një proces të ngjashëm dhe vendim në Itali për akuzat e njëjta, duke qenë rezident atje, pavarësisht nënshtetësisë së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...