23.2 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Tifozat Kuq e Zi shprehin mirënjohje për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në EURO 2024

Pas përfundimit të rrugëtimit të Kombëtares shqiptare në EURO 2024, grupi i tifozëve “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ) kanë bërë një përmbledhje të mbështetjes së zjarrtë dhe atmosferës elektrizuese që krijuan në tribunat e stadiumeve të Gjermanisë. Pavarësisht eliminimit të kuqezinjve, entuziazmi dhe përkushtimi i tifozëve shqiptarë mbetet i paprekur.

TKZ theksoi se puna e tyre prej 21 vitesh ka synuar bashkimin e shqiptarëve të veshur kuqezi, këndimin e himnit kombëtar nga të gjithë dhe bashkimin e lojtarëve me tifozët. Ky synim u arrit në tre ndeshjet e zhvilluara në Dortmundi, Hamburg dhe Dyseldorf. Ata falënderuan të gjithë bashkëpunëtorët, duke vënë në dukje mikpritjen e mrekullueshme të vëllezërve dhe motrave në Gjermani dhe pjesëmarrjen e tifozëve nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe diaspora.

Në mesazhin e tyre, TKZ shkruan:

“Përfaqësimi i dytë i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit ‘EURO 2024’ i tregoi më së miri vlerat në rritje jo vetëm të lojës së Kombëtares sonë, por edhe të organizimit të tifozerisë shqiptare. Lumi kuqezi i tifozëve tanë me këngë e brohoritje, në përkrahje dhe mbështetje të Kombëtares sonë, u zhvendos nga Dortmundi kundër Italisë, në Hamburg kundër Kroacisë, për ta përfunduar rrugëtimin e vet në Dyseldorf kundër Spanjës. Erdhëm nga të gjitha anët e globit, nga Amerika e Kanadaja e deri tek Australia e largët; kuptohet se shumica dërrmuese vinte nga Trojet dhe mërgimtarët e shpërndarë në Evropë. Mikpritja e vëllezërve dhe motrave, që jetojnë në Gjermani, ka qenë vërtet e mrekullueshme.”

TKZ veçanërisht falënderoi organizatorët dhe policinë vendore për bashkëpunimin dhe vlerësuan sjelljen e mirë të tifozëve shqiptarë. Pavarësisht sfidave të motit dhe ndryshimeve nga ana e policisë, TKZ arriti të organizonte vendtakime dhe marshime të suksesshme, duke krijuar një frymë të lartë bashkimi kombëtar.

Ata përfunduan mesazhin me falënderime të ngrohta për të gjithë ata që kontribuan dhe morën pjesë, duke theksuar se tifozët shqiptarë do të vazhdojnë të jenë një mbështetje e fortë për Kombëtaren në çdo sfidë të ardhshme.

“O sa mirë me qenë Shqiptar!” përfundon mesazhi i TKZ, duke reflektuar krenarinë dhe përkushtimin e tyre ndaj Kombëtares shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...