23.2 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Enea Mihaj: Mirënjohës për EURO 2024 pavarësisht mungesës së minutave në fushë

Enea Mihaj ishte një nga shtatë lojtarët që trajneri Silvinjo nuk aktivizoi në asnjë nga tre ndeshjet e EURO 2024 për Shqipërinë. Megjithatë, qendërmbrojtësi shprehu mirënjohjen e tij për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë aktivitet përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Mbrëmë përfundoi rrugëtimi ynë në EURO 2024. Për fat të keq, nuk arritëm të kalojmë në raundin tjetër që ishte synimi ynë, pavarësisht vështirësive që kishte grupi. Personalisht, ndihem mirënjohës që pata mundësinë ta jetoj këtë përvojë, edhe nëse nuk arrita të kem minuta në fushë,” shkroi Mihaj.

Qendërmbrojtësi shprehu gjithashtu motivimin e tij për ndeshjet e ardhshme dhe mirënjohjen për tifozët që mbështetën ekipin. “Nuk po ju fsheh që tashmë po mendoj për ndeshjet e radhës dhe kjo më jep motivim. Më në fund dhe më e rëndësishmja, ne mund të mos kemi arritur aq larg sa kemi dashur, por ju, tifozët tanë, jeni fituesit e këtij kompeticioni. Ju u dëgjuat në gjithë Gjermaninë, na mbështetët me pjesëmarrjen tuaj të paparë,” përfundoi Mihaj në postimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...