29.8 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Ish-Kreu i Kadastrës, Artan Lame, thirret nga SPAK për çështje të legalizimeve në këmbim të votës

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, u paraqit këtë mesditë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Lame tha para mediave se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, në lidhje me një ngjarje që ka të bëjë me Kadastrën.

Jam thirrur si person në dijeni për një çështje që është nën hetim nga SPAK dhe ka lidhje me Kadastrën,” – tha Artan Lame.

Sipas informacioneve, Lame është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me një dosje të SPAK që ka të bëjë me legalizime në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019. Në lidhje me këtë çështje, disa persona, përfshirë një ish-punonjës i Aluiznit dhe një ish-kryeplak, janë vënë në pranga pak kohë më parë.

Lame ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për katër vite, institucion ky i cili u krijua si bashkim i ALUIZNI-t me Hipotekën. Ai dha dorëheqjen nga ky post në mars të vitit të kaluar dhe në vend të tij u emërua Dallëndyshe Bici.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...