18.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Partia Socialiste zyrtarizon kandidaturën për zgjedhjet e pjesshme në Himarë

Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 4 gusht në Himarë. Kandidati i selisë rozë është Vangjel Tavo.

Pak ditë më parë, presidenti i vendit, Bajram Begaj, caktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Himarë. Qytetarët e Himarës do të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur një kryetar të ri Bashkie në këtë datë. Presidenti Begaj e dekretoi këtë datë pas një takimi në presidencë me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, duke theksuar se ajo përfaqëson një alternativë optimale për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore, duke marrë parasysh rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni veror për bashkinë e Himarës.

Aktualisht, kjo bashki drejtohet nga kryetari i komanduar Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës më 5 qershor. Më herët, në detyrë ka qenë Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të SPAK më 23 mars.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...