25 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Nisja e Ligës së Kampioneve për sezonin 2024-2025: Një shans për skuadrat Shqiptare

Liga e Kampioneve për sezonin e ri 2024-2025 do të nisë këtë të martë dhe të mërkurë, duke rikthyer në fushë shumicën e klubeve elitare të kontinentit për një performancë sa më të mirë në edicionin e ri të UEFA-s. Në këto objektiva përfshihen edhe skuadrat shqiptare jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ku kampionët e këtyre vendeve janë pikërisht skuadrat shqiptare.

Kështu, aventura e skuadrave shqiptare që garojnë në Europë do të nisë këtë javë. Plot 11 ekipe mbarëshqiptare do të matin forcat në tri kompeticionet e UEFA-s, me qëllimin për të patur një rrugëtim sa më të gjatë. Egnatia, Ballkani, Struga dhe Deçiq e nisin aventurën e tyre në Champions League.

Egnatia: Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, do të debutojë në Ligën e Kampioneve të mërkurën (21:00), përballë skuadrës kampione të Bosnjës, Borak Banja Luka. Ndeshja e parë do të luhet në “Gradski Stadion”, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Edlir Tetovës duan të marrin një rezultat sa më pozitiv që më pas të vendosin kualifikimin në Shqipëri. Në këto ndeshje nuk do të ketë tifozë udhëtues (Borac Banja Luka është pjesë e Republika Srbska) për të shmangur incidentet e mundshme. Diferencat mes dy skuadrave nuk janë të mëdha, ndaj rrogozhinasit mund të besojnë.

Ballkani: Kampion i Kosovës, tashmë dhe me eksperiencën e krijuar në dy pjesëmarrjet radhazi në grupet e Conference League, e nis aventurën europiane me statusin e skuadrës favorite. Skuadra e Ilir Dajës luan këtë të martë në Andorra, përballë Santa Koloma. Dardanët duan që të arrijnë sërish në grupet e një kompeticioni të UEFA-s.

Struga: Kampionët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut do të luajnë të mërkurën ndeshjen e parë me Slovan Bratislava, në Sllovaki. Struga synon të sigurojë një rezultat të favorshëm që në ndeshjen e parë për të pasur avantazh në kthimin në shtëpi.

Deçiq Skuadra shqiptare e Tuzit që fitoi titullin në Malit të Zi, do të ndeshet me uellsianët e The New Saints. Takimi i parë është programuar në transfertë, ku Deçiq do të kërkojë të bëjë një paraqitje të mirë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Këto ndeshje do të jenë një sfidë e madhe për skuadrat shqiptare, të cilat synojnë të tregojnë aftësitë e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të arrijnë sa më larg në kompeticionet e UEFA-s.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...