17.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Damian Gjiknuri: Arritëm dakordësi me Opozitën për Votën e Diasporës, drafti në faza finalizimi

Damian Gjiknuri, përmes një interviste televizive, deklaroi se është arritur një dakordësi me opozitën për disa pika kryesore në lidhje me votën e diasporës. Sipas Gjiknurit, grupi i dialogut do të përgatisë një draft që do t’i nënshtrohet çdo debati të mëtejshëm. Ndryshimet themelore dhe gjërat që janë dakordësuar përfshijnë:

1. Vota e diasporës do të llogaritet në nivel qarku: Një qytetar që ka pasur adresën e fundit në qarkun e Durrësit dhe tashmë jeton jashtë Shqipërisë, vota e tij do të llogaritet në qarkun e fundit ku ka pasur rezidencën.
2. Regjistrimi përmes një sistemi online: Qytetarët do të regjistrohen nëpërmjet faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
3. Votimi me postë: Votat do të dërgohen me postë.
4.
Periudha e regjistrimit: Do të ketë një afat të caktuar për aplikimin, pas të cilit votat do të administrohen në KQZ dhe do të shpërndahen në qarqet respektive.

Gjiknuri theksoi se, nëse opozita nuk bën një marrëveshje me mazhorancën, nuk ka çfarë të bëjë më tepër. Ai shprehu mirëkuptim dhe besim se për këto elementë është gjetur një gjuhë e përbashkët me opozitën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...