17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

PD e Himarës kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë për Kryetar Bashkie

Partia Demokratike e Himarës ka dalë dje kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë, të propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 4 gushtit për kryetar bashkie në Himarë. Kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani, shprehu përmes një postimi në rrjetet sociale pakënaqësinë e saj për këtë vendimmarrje, duke theksuar se dega e saj nuk është njoftuar dhe as konsultuar për këtë kandidaturë.

Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit. Si drejtuese e PD Himarë, u informova si të gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimmarrje politike. Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjellë në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar për sa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik. Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se një viti intensiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj. Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht,” shkroi ajo.

Kjo deklaratë tregon tensionet dhe mospajtimet brenda partisë për kandidaturën e propozuar, dhe ngrit dyshime mbi procesin e vendimmarrjes në kuadër të koalicionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...