29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Gjashtë Turistë Vietnamezë dhe Amerikanë gjenden të vdekur në Bangkok, u helmuan me cianid

Gjashtë turistë janë gjetur të vdekur në suitën e një hoteli luksoz në Bangkok, Tajlandë. Hetimet e zhvilluara nga policia tajlandeze kanë provuar se turistët janë helmuar nga pijet e mbushura me cianid.

Sipas policisë, një anëtar i grupit ka marrë jetën dhe ka vrarë pjesën tjetër duke hedhur në filxhanët e çajit lëndën helmuese. Testet zbuluan kimikatin vdekjeprurës në gjashtë filxhanët e çajit që ndodheshin në dhomën e hotelit. Bazuar në intervistat me një të afërm, policia beson se vdekjet mund të lidhen me një mosmarrëveshje biznesi.

Të vdekurit ishin vietnamezë dhe dy prej tyre kishin nënshtetësi amerikane, ndaj FBI ka hyrë në lojë duke ndihmuar autoritetet tajlandeze. Policia tajlandeze tha se besonte se helmimet ndodhën të hënën pasdite, pasi grupi porositi ushqim dhe çaj anglez në dhomën e tyre në katin e pestë të hotelit Grand Hyatt Erawan, në lagjen më të famshme tregtare në Bangkok. Kur stafi i shërbimit mbërriti në dhomën e hotelit, ata panë vetëm një nga gjashtë turistët, një grua 56-vjeçare. Sipas policisë, ajo mori ushqimin dhe pijet dhe i tha stafit të hotelit se nuk kishte nevojë që çaji të shërbehej.

Dëshmitë u bënë publike nga Noppasin Poonsawat, zëvendëskomandant i Byrosë së Policisë Metropolitane. “Gjithçka filloi pas orës 13:57 të së hënës, pasi stafi i hotelit solli gjashtë filxhanë çaji dhe ushqime. Ne gjetëm cianid në gjashtë gota. Sipas CCTV, nuk kishte asnjë tjetër – përveç gjashtë anëtarëve të grupit – që hyri brenda asaj dhome”, tha Noppasin.

Viktimat janë shtetasit vietnamezë Thi Nguyen Phuong, 46 vjeç, bashkëshorti i saj, Hong Pham Thanh, 49 vjeç, Thi Nguyen Phuong Lan, 47 vjeç dhe Dinh Tran Phu, 37 vjeç, dhe shtetasit amerikanë Sherine Chong, 56 vjeç dhe Dang Hung. Policia po analizon pamjet e plota të lëvizjeve të tyre në të gjithë Bangkokun për të gjetur të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...