16.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Gazmend Bardhi kërkon transparencë për Raportin e OLAF , shpërthen në akuza nga Kuvendi: Ministria e Bujqësisë, “skenë krimi”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, gjatë fjalës së tij në seancën plenare, ka diskutuar lidhur me raportin e OLAF dhe rrëzimin e kërkesës për mocion me debat mbi këtë çështje.

Bardhi theksoi se mocioni u kërkua pas një raporti zyrtar të OLAF, jo bazuar në aludime apo thashetheme. Sipas tij, raporti duhet të ishte vënë në dispozicion të Ministrisë së Bujqësisë, dhe nëse nuk është bërë kjo, atëherë kjo ministri është shpallur “skenë krimi”.

E para, ka një njoftim zyrtar nga zyra kundër mashtrimit në BE, që deklaron se ka informuar autoritetet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të OLAF sa i takon abuzimeve me fondin e bujqësisë. Unë nuk e di se çfarë kërkon diçka më shumë zyrtare. Raportin zyrtar të OLAF, ministrja duhet ta ketë marrë; nëse nuk jua kanë sjellë, do të thotë që nuk kanë besim,” tha Bardhi.

Ai shtoi se fakti që raporti është përfundimtar dhe mocioni me debat i kërkuar nga PD bazohet në një njoftim zyrtar, tregon se asnjë e dhënë e shkruar në kërkesën për debat nuk është aludim apo thashethem, por një raport zyrtar.

“Në këtë raport theksohet se pas hetimit të rasteve të denoncuara, është vërejtur se nga institucionet përgjegjëse të Shqipërisë është abuzuar me fondin prej 33 milionë euro. Për pasojë, ky fond konsiderohet i papërshtatshëm dhe i sugjerohet KE të pezullloje

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT