17.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Qeveria miraton listën e re të narnave të rimbursueshme

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor, një masë që do të ndihmojë pacientët që vuajnë nga një sërë patologjish.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, theksoi rëndësinë e këtij vendimi për pacientët që trajtohen me barna dhe medikamente nga mjekët e familjes për diagnozat e tyre.

“Në listën aktuale të barnave të rimbursueshme kemi 1191 medikamente, ndërsa me vendimin e sotëm kësaj liste i shtohen edhe 50 medikamente të reja, nga të cilat 38 principe aktive dhe 18 forma doza të reja,” deklaroi Koçiu.

Ajo shtoi se me shtimin e këtyre medikamenteve të reja, lista e barnave të rimbursueshme arrin në rreth 1345 medikamente, të cilat do të rimbursohen nga buxheti i shtetit. Këto barna do të mbështesin diagnoza dhe patologji të sëmundjeve onkologjike, diabetike, kardiovaskulare, pneumologjike dhe të tjera patologji të rëndësishme.

Ky vendim pritet të lehtësojë ndjeshëm barrën financiare për pacientët dhe të përmirësojë aksesin e tyre në trajtimet e nevojshme mjekësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...