34.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Familjarët e të arrestuarve për abuzim seksual nga 16-vjecares në Korçë hedhin akuza ndaj viktimës së pretenduar

Pas arrestimit të dy personave në Korçë, nën dyshimin se kanë abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare, kanë reaguar edhe familjarët e tyre. Xhaxhai i Marselit Baçi, njërit prej të arrestuarve, ka hedhur akuza të rënda ndaj të miturës, duke thënë se nipi i tij e ka dashur dhe nuk e ka shfrytëzuar.

Xhaxhai akuzon një bashkëfshatar, 41-vjeçarin Selam Hyka, si nxitësin kryesor të situatës, duke pretenduar se ai e njohu Marselin me vajzën. Ai deklaron se Marseli e kishte vajzën të dashur dhe se lidhja e tyre ishte e bazuar në dashuri reciproke. Sipas tij, vajza kishte shumë kontakte me persona të tjerë dhe nëna e saj kishte ndërmarrë veprime për të denoncuar Marselin.

Familjarët e Marselit kanë tentuar të bisedojnë me nënën e vajzës për të tërhequr akuzat, por përpjekjet e tyre nuk kanë pasur sukses. Xhaxhai thekson se familja e tij nuk ka mundësi financiare për të përballuar një proces gjyqësor të gjatë dhe kompleks. Ai mbron nipin e tij duke theksuar se Marseli nuk është personi që përshkruhet në akuzat e ngritura dhe se lidhja e tij me vajzën ishte një histori dashurie.

Nipin ma mori në qafë 41-vjeçari Selam Hyka, ai e njohu me çupën. Marseli e kishte të dashur. Familjarët kanë shkuar në Leminot të ballafaqohen me nënën e çupës që të tërheqë akuzat. Unë e kam nip. Marseli kishte vajtur në Leminot, kishte pirë, e kishte të dashur dhe e donte. Këta paskan hapur llafe dhe e kanë bërë shitës, ai nuk është ashtu, është djalë i mirë, i sjellshëm, as nuk është ngatërruar asnjëherë.

Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që i shkonin asaj. Ajo kishte edhe ditëlindjen, djali i shpuri dhurata, ata ishin të dashur, tani ajo, e ëma ja bëri, çupën nuk e la të fliste fare. E ëma e kishte denoncuar në Maliq dhe e kishte bërë shitës. Kishin 1 vit që njiheshin. Kanë shkuar e ëma dhe i vëllai në Leminot për t’u sqaruar me nënën e 16-vjeçares, që të heqin denoncimin. Edhe vajza në Leminot është.

Edhe ne u paraqitëm në Korçë, folëm edhe me avokatin, ne s’kemi as lekë për t’i shkuar gjërave deri në fund. Ne e dinim si histori, e donte atë. Na erdhi policia dje, kërkoi djalin dhe e mori, ai ishte edhe i pirë. Me 41-vjeçarin Selam Hyka kishte njohje, është nga fshati i çupës nga Leminoti. Ai e mori më qafë djalin, ai e njihte vajzën dhe njohu edhe djalin me të.

Unë i thoja shumë herë mos shko se do të ngelë në derë, por nuk më dëgjoi. Nuk më pyeti. Në shtëpi nuk e kishte sjellë asnjëherë, as nuk ja vlente ta sillte, ishte budallaçkë. Se si u ngatërrua ai me të, nuk e di. Nipi 26 vjeç, ajo 15, nuk ja vlente, ja si e ngatërroi. Akuza është shumë e rëndë. Nuk është nipi im për atë punë. Nuk ja vlen me të”, deklaron ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...