27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Ministrja e Arsimit Kushi bashkëbisedimin me maturantët/ “Qendra e Shërbimeve Arsimore ka treguar shumë kujdes në vlerësimin e atyre aftësive që lidhen me…

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi  ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedimin me maturantë të ndryshëm, rreth organizimit të Maturës Shtetërore 2021 dhe vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19, mësimi “online” dhe më pas ai i alternuar.

Sipas zonjës Kushi është bërë shumë kujdes përsa i përket konceptimit të testeve duke shmangur temat që janë prekur për herë të parë gjatë momenteve kritike të pandemisë.

Postimi i Evis Kushit:

Në bashkëbisedimin e zhvilluar sot me maturantë të ndryshëm nga kryeqyteti diskutuam rreth procesit të organizimit të Maturës Shtetërore 2021 dhe vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19, mësimi “online” dhe më pas ai i alternuar.

Si MASR jemi plotësisht të vetëdijshëm dhe të ndjeshëm ndaj këtij shqetësimi, për ta reflektuar atë në procesin e hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve të Maturës Shtetërore 2021.

Duke marrë në konsideratë se në programin orientues të testeve përfshihen edhe tema, të cilat janë zhvilluar në kushtet e mësimit “online”, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka treguar shumë kujdes në vlerësimin e atyre aftësive që lidhen me njohuri dhe koncepte që nxënësit i kanë marrë në mënyrë të vijueshme ndër vite, duke shmangur temat që janë prekur për herë të parë gjatë momenteve kritike të pandemisë.

Suksese të gjithë maturantëve!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...

“Të forcohet kontrolli ndaj bankave me ekspozime të larta”, Kuvendi i kërkon Bankës së...

0
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë kontrollin dhe mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj huamarrësve të...

Tensione të reja në Aeroportin e Vlorës, kamionët bllokojnë hyrjen e kantierit, përplasje mes...

0
Situata është tensionuar sërish mëngjesin e kësaj të marte në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku hyrja kryesore është bllokuar nga kamionë të kompanisë...

“Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur nxënësit”, vala e të nxehtit mbyll dhjetëra...

0
Dhjetëra shkolla në Angli dhe Uells kanë vendosur të mbyllen ose të reduktojnë orarin mësimor për shkak të valës së të nxehtit që pritet...

“Tronditja u ndje deri në Doha”, shpërthim në impiantin më të madh të gazit...

0
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në impiantin më të...