Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Velipojë-Rrjoll”, ku një 72-vjeçar ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si rezultat, 72-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka filluar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar detajet e ngjarjes.