30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Vangjel Tavo: Procesi i votimit në Himarë i qetë, thirrje për pjesëmarrje masive

Vangjel Tavo, kandidati i PS-së për Kryebashkiak të Himarës, ka votuar rreth orës 10:30 në qendrën e votimit në Palasë. Në një deklaratë për mediat, Tavo e cilësoi procesin e votimit deri tani si të qetë dhe shprehu dëshirën që kjo atmosferë të vazhdojë deri në përfundimin e tij.

Ai bëri thirrje për qytetarët me të drejtë vote që të marrin pjesë në numër të madh dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për ta. “Sot Himara dhe himariotët kanë fjalën për të votuar. Procesi ka qenë shumë i qetë, uroj që ky proces të vijojë kështu deri në fund të procesit të votimit. I bëj thirrje të gjithë himariotëve të dalin masivisht në votime dhe të votojnë alternativën më të mirë,” tha Tavo.

Sa i përket shqetësimeve mbi votuesit me karta identiteti të skaduara që nuk janë lejuar të votojnë, Tavo theksoi se ligji ka përcaktuar qartë rregullat. “Nuk kam asnjë koment, ligji ka të parashikuar gjithçka,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...