36 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Operacion antidroge në Tiranë/ Sekuestrohen 1 kg kokainë, arrestohet oficeri i forcave RENEA

Një operacion antidroge është zhvilluar në Tiranë, nga ku është sekuestruar një kg kokainë, ndërsa është arrestuar transportuesi, një oficer i forcave RENEA.

Policia ka gjurmuar për disa ditë lëndën narkotike. Arrestimi i efektivit të policisë është bërë nga SHCBA.

Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria e Policisë Tiranë, ndërsa efektivi dyshohet se kishte rolin e transportuesit.

Ndërhyrja e policisë për të arrestuar efektivin që shërbente si mburojë erdhi pas informacioneve që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kishte mbi lëvizjet dhe aktivitetin e jashtëligjshëm të Liçit duke e mbajtur në vëzhgim prej disa javësh.

Pjesëtarit të njësisë elitë në policinë e shtetit por edhe dy të tjerëve iu sekuestruan telefonat dhe sendet e tjera në makinë.

Pritet që edhe në banesat e të arrestuarve të realizohen kontrolle, ndërsa vijojnë hetimet për të zbërthyer grupin e trafikut të drogës. 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...