17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

E hodhi kokainën në tokë/ Si u kap polici i RENEA-s me “Baronin” në momentin e shkëmbimit

Detaje të tjera zbulohen nga operacioni antidrogë në Tiranë, ku u arrestuan tre persona, mes tyre një efektiv i forcave RENEA. Arrestimi i tre personave Xhuljo Liçi, 28 vjeç (efektivi) nga Fieri, Ded Nimani, 62 vjeç (nga Puka, me banim në Tiranë) dhe Luan Gaçi, 43 vjeç nga Vora është kryer në flagrancë, në kohën që po merrej droga.

Operacioni është zhvilluar paraditen e djeshme rreth orës 11:12 në aksin rrugor Durrës-Tiranë, rruga e vjetër e Ndroqit, në një bar kafe.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë konstatuar të parkuar një automjet të markës “Benz” me targa AA463TO me drejtues shtetasin Luan Gaçi dhe po në këtë vend afrohet dhe parkohet automjeti i markës “Benz” me targa AB892BZ me dy shtetas, ku drejtues ishte shtetasi Xhuljo Liçi dhe pasagjer shtetasi Ded Nimani.

Shtetasit Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani dalin nga automjeti duke shkuar për tek bagazhi i automjetit të dytë ku ndërkohë afrohet edhe shtetasi Luan Gaçi. Pasi afrohen të tre personat hapin bagazhin e automjetit dhe Xhuljo Liçi ka nxjerrë një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me celofan transparent ku brenda saj dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit “kokainë” dhe po e mbante në dorë në prezencë të shtetasit Ded Nimani dhe Luan Gaçi duke biseduar me ta.

Në këtë kohë është bërë ndërhyrja nga ana e policisë, duke neutralizuar personat e mësipërm dhe në momentin që është ndërhyrë efektivi Liçi ka hedhur pakon në tokë. Pakoja e dyshuar me kokainë kishte mbishkrimin “Baron” dhe pas peshimit rezultoi me peshë 1088.2 gram.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...