10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Aksident në rrugën nacionale Sarandë – Ksamil/ Mjeti del nga rruga dhe bie në kanal, plagoset 14 vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në rrugën nacionale Sarandë – Ksamil, në vendin e quajtur Berdenesh.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal jashë rrugës. Si pasojë ka mbetur i plagosur Renato Pali, 14 vjeç, banor i Ksamilit.

Bashkë me 14-vjeçarin në mjetin e aksidentuar ndodhej gjyshi i tij, i cili ishte shoferi, nëna dhe tezja e djalit.

Kur makina doli nga rruga, njëherësh edhe djali ka përfunduar duke u përplasur në trotuar. Goditja ka qenë e fortë dhe i mituri ka çarje të mëdha në kokë.

Adoleshenti ka marrë fraktura në kokë dhe është transortuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi F. N ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë është përplasur me murin mbajtës.

Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi i mitur me iniciale R. P, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...