6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Arrestohet 43-vjeçari në Lezhë për kultivimin e 250 bimëve Kanabisi

Një operacion i koduar “Gjashi” ka çuar në arrestimin e një 43-vjeçari në Lezhë, i cili akuzohet për kultivimin e 250 bimëve kanabisi. Shtetasi Filip Tetaj, banues në fshatin Mërqi, është ndaluar nga policia pas një hetimi dhe kontrollesh në terren.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë operacionit, i realizuar në kuadër të planit operacional kombëtar “Territor i pastër”, janë asgjësuar bimët narkotike dhe janë sekuestruar farat e kanabisit të gjetur në pronësinë e Tetajt. Ky operacion është një pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të goditur kultivimin e bimëve narkotike në territorin shqiptar.

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjashi”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar në pyll, 250 bimë cannabisi, si dhe posedonte fara cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari. Asgjësohet bimët narkotike dhe sekuestrohen farat narkotike. Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve proaktive që po kryhen në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Lezhë u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjashi”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. T., 43 vjeç, banues në fshatin Mërqi.

43-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 250 bimë cannabisi, në pyll, në afërsi të fshatit Gjash. Më tej, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një sasi farash cannabisi që dyshohet se posedoheshin me qëllim kultivimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...