21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Partia Demokratike akuzon për tender të paracaktuar për Landfillin e Sherishtës në Vlorë

Partia Demokratike ka bërë një akuzë të rëndë në lidhje me tenderin për landfillin e Sherishtës në Vlorë, duke pretenduar se kontrata ishte e paracaktuar dhe nënshkruar dy muaj përpara shpalljes së fituesit. Në një dalje për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, shpjegoi se kontrata për ndërtimin e landfillit ishte finalizuar më 27 Prill 2020, dy muaj para shpalljes së fituesit.

Vangjeli tha se vlera e kontratës ishte 9.8 milion euro dhe koha e ekzekutimit ishte e përcaktuar për 1.5 vite, deri në Tetor 2021. Sipas saj, nga data 28 Korrik 2020 deri më 7 Janar 2023, ITS e Klodian Zotos kishte marrë 2.4 milion euro nga Bashkia e Vlorës për këtë kontratë.

Ajo kritikoi faktin që, ndonëse kontrata parashikonte përfundimin e ndërtimit të landfillit në Tetor 2021, landfilli në Sherishtë vazhdon të jetë jashtë funksioni. Vangjeli akuzoi qeverinë për paaftësi në zgjidhjen e situatës dhe për dështimin në menaxhimin e mbetjeve, duke theksuar se qytetarët dhe turistët kanë përjetuar probleme nga tymi i landfillit.

“Landfilli në Sherishtë është jashtë funksioni, dhe qytetarët janë dëmtuar nga tymi, ndërkohë që qeveria është e paaftë të marrë përgjegjësi për këtë situatë të krijuar,” tha Vangjeli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...