14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Qeveria planifikon ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024

Qeveria shqiptare ka në plan të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit për vitin 2024. Sipas informacionit të siguruar nga Kapitali, në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave do të miratojë një Akt Normativ që do të bëjë rishpërndarjen e fondeve buxhetore, kryesisht për investimet. Detajet e ndryshimeve mbeten ende të panjohura, por burime të afërta me procesin kanë bërë të ditur se Akti Normativ do të alokojë më shumë fonde për projekte si Unaza e Madhe e Tiranës dhe rruga Elbasan-Qafë Thanë.

Ky është hera e dytë brenda këtij viti që qeveria ndryshon buxhetin përmes akteve normative. Herën e parë, në muajin shkurt, Këshilli i Ministrave rriti planin e të ardhurave me 110 milionë euro dhe shpenzimet me 70 milionë euro, duke ulur kështu defiçitin buxhetor të programuar për këtë vit. Ky ndryshim alokoi 40 milionë euro për garancinë sovrane të bizneseve fason dhe 98 milionë euro për financimin e ndërtimit të Portit të Ri në Porto Romano.

Përmes ndryshimeve të reja, që pritet të prekin nivelin 200 milionë euro, do të përfitojnë kryesisht investimet në infrastrukturë. Pjesë e këtyre ndryshimeve pritet të jetë financimi shtesë për projektet e Unazës së Madhe dhe rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Po ashtu, është e mundur që në buxhetin e ri të përfshihen edhe rritjet e kostove për projekte madhore si hekurudha Tiranë-Durrës dhe ndonjë projekt të ri, i përfoluri deri tani është ai i rrugës Elbasan-Lekaj.

Për vitin 2024, qeveria ka planifikuar të mbledhë 6 miliardë e 870 milionë euro nga taksat dhe burime të tjera financiare, ndërsa shpenzimet totale janë programuar në 7 miliardë e 440 milionë euro. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për gjashtë muajt e parë të vitit, arka e shtetit ka akumuluar një sufiçit prej mbi 500 milionë eurosh, si rezultat i rritjes së të ardhurave dhe mosrealizimit të shpenzimeve sipas planit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...