6.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Detaje të reja nga seanca ndaj efektifit të policisë Erion Goxhara: Tradhtia ka ndodhur vite më parë!

Ditën e sotme u zhvillua seanca për masën e sigurisë për efektivin e policisë Erion Goxhara, i cili është akuzuar për plagosjen me armë të 45-vjeçarit Lorenc Kosta në Tiranë. Gjykata ka vendosur arrest me burg për të.

**DOSJA E PLOTË E DËSHMIVE**

Shtetasja Griselda Goxhara ka deklaruar se fillimisht kishte marrëdhënie të mira me bashkëshortin e saj, Erion Goxhara. Ajo shpjegon se pas një periudhe pune në Entin Rregullator të Energjisë, kishte krijuar një lidhje intime me shtetasin Lorenc Kosta, e cila ndodhi vetëm një herë dhe pas saj kontakti me të ishte vetëm për çështje pune. Griselda shprehet se pas kësaj periudhe, Erioni ka shfaqur shenja xhelozie dhe ka ushtruar presion psikologjik ndaj saj për të zbuluar lidhjen e saj të kaluar. Pas një periudhe dhune fizike dhe psikologjike, Griselda i ka pranuar lidhjen e dikurshme me Kostën, çka ka çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve dhe kërcënime ndaj Kostës nga Erioni.

Shtetasi Ergis Goxhara, djali i Erionit, ka deklaruar se rreth orës 14:35 ka marrë një telefonatë nga babai i tij që i kishte thënë se kishte plagosur Lorenc Kostën me armë. Ai ka përshkruar se babai i tij ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka kërkuar ndihmë. Pas mbërritjes në zonën e Freskut dhe pas ndjekjes nga policia, Erioni është larguar me vrap dhe më pas është ndjekur nga dy oficerë të policisë.

Shtetasi Laert Beqiri ka raportuar se më 19.08.2024, Erjoni dhe Griselda janë takuar dhe kanë pirë kafe, ku Erioni ka kërkuar falje nga Griselda dhe ka tentuar ta godasë, por është ndaluar nga nipi i tij. Griselda ka vazhduar të godasë veten, duke shkaktuar shqetësim të madh.

Shtetasi Marsel Seferi, daja i Erionit dhe punonjës i policisë, ka deklaruar se në orën 14:34 Erioni i ka dërguar një video me një person të shtrirë dhe të gjakosur, dhe më pas i ka kthyer mesazh pyetje. Seferi ka shpjeguar se është afruar për të ndihmuar dhe është nisur për në Drejtorinë e Policisë për të dhënë deklarata lidhur me ngjarjen.

Shtetasi Elton Rodheshi ka treguar se ka marrë një telefonatë nga Lorenc Kosta rreth orës 13:55, ku Kosta e kishte informuar se ishte qëlluar nga Erion Goxhara. Kur Rodheshi ka arritur në vendngjarje, Kosta i ka thënë se ishte ndaluar nga Erioni dhe më pas ishte plagosur.

Pamjet filmike nga kamerat e bizneseve në zonë kanë treguar autorin e dyshuar që, pas daljes nga një automjet tip Mitsubishi, ka qëlluar Kostën me armë në pjesët e poshtme të trupit.

Provat e administruara janë dërguar për ekzaminime shkencore, dhe nga hetimet e kryera deri tani është konfirmuar se Erion Goxhara ka kryer veprime të cilat përbëjnë elementë të veprave penale të “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Në këtë rast, është ndaluar gjithashtu shtetasi Pajtim Sulshabanaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”. Ndalimi i tij është kryer në përputhje me ligjin dhe kriteret e parashikuara nga neni 253 të Kodit të Procedurës Penale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT