23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Detaje të reja nga ngjarja në Bushat: Nga shkëmbimi i zjarrit u gjetën 30 gëzhoja

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Rrenxa në Bushat të Vaut të Dejës, ku ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy mjeteve, njëri prej të cilëve ishte një automjet i blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, raportohen rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme të gjetura në zonë, të cilat tregojnë shkallën e intensitetit të përplasjes. Në momentin që është qëlluar automjeti i blinduar, ai ka qenë i ndaluar, dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi i tij është larguar nga vendngjarja.

Policia ka identifikuar një person të përfshirë në këtë ngjarje, megjithatë, emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve të vazhdueshme. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Flamuri shqiptar dhe simboli i protestave shfaqen në Botëror”/ Pamjet nga Texas tërheqin vëmendjen...

0
Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes së vlefshme për Kupën e Botës 2026 mes Netherlands national football team dhe Japan national...

“Shteti pa drejtësi nuk është shtet”/ Toni Gogu nga Berlini: Reforma në Drejtësi është...

0
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka theksuar rëndësinë e konsolidimit të Reformës në Drejtësi, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri për forcimin e...

Studimi ngre alarmin: Dieta gjatë shtatzënisë mund të lidhet me rritjen e rrezikut për...

0
Rastet e autizmit janë rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit dhe shkencëtarët vijojnë të hetojnë faktorët që mund të ndikojnë në këtë fenomen. Një...

A po ngadalëson “Ozempic” plakjen? Studimi i ri zbulon efekt surprizues në ADN, por...

0
Një studim i ri i realizuar nga studiues të Universitetit të Kalifornisë në San Diego dhe institucione partnere në SHBA sugjeron se semaglutidi, përbërësi...

Horoskopi ditor , e Hënë, 15 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të vendosur. Është moment i mirë për të marrë iniciativa dhe për të çuar përpara projektet personale. Në...