Janë 19 viktima, 19 të vrarë në një hark kohor prej vetëm tre muajsh në Shqipëri. Këto ngjarje të rënda variojnë nga atentatet mafioze e deri te vrasjet për motive personale si xhelozia apo sherri për çështje të vogla. Ja disa prej rasteve më të përgjakshme:
1. Vrasja e Eraldo Nevruzit: Një recepsionist u vra nga pronari i hotelit ku punonte. Mendohet se konflikti ka lindur për shkak të një mosmarrëveshjeje për drogë. Pas vrasjes, trupi i tij u fsheh dhe u tentua të fshihet krimi.
2. Vrasja për xhelozi në Fier: Xhimi Baka u vra nga ish-bashkëshorti i të dashurës së tij. Konflikti shpërtheu në një përleshje që rezultoi fatale për Bakën.
3. Sherri për muzikën e lartë: Në një lokal në Fier, një debat për muzikën e lartë përfundoi në një përleshje të dhunshme me thika dhe shishe, duke lënë të vdekur një të ri dhe disa të plagosur.
4. Dhuna fatale për Rigels Kasos: Rigels Kaso u rrah për vdekje nga një burrë që e kishte kapur duke folur me të dashurën e tij në rrjetet sociale. Kaso përfundoi në koma dhe vdiq një muaj më vonë.
5. Atentati me tre të vrarë në Memaliaj: Një sulm me kallashnikov vrau tre persona dhe plagosi një tjetër. Dy prej viktimave nuk kishin asnjë lidhje me shënjestrën e sulmit, por ishin thjesht kalimtarë.
6. Shpërthimi me tritol tek motrat Nikolli: Një shpërthim i fuqishëm i tritolit plagosi një person dhe tronditi komunitetin. Motrat Nikolli akuzuan një të penduar të drejtësisë për ngjarjen.
7. Krimi në familje në Konispol: Një burrë 69-vjeçar vrau gruan e tij me një sëpatë dhe u arrestua më vonë.
8. Vrasja në një azil privat në Tiranë: Një i moshuar goditi për vdekje shokun e tij të dhomës me një bastun. Krimi u përpoq të fshihej nga stafi i azilit.
9. Vrasja e shqiptarëve jashtë vendit: Disa shqiptarë u vranë në ngjarje të veçanta në Francë dhe Itali, që mendohet të kenë qenë si rezultat i larjeve të hesapeve.
10. Krimi ndaj Egli Progës dhe përplasja mes institucioneve: Egli Proga u vra nga një nip i një zyrtari të lartë, pas një debati të vogël. Ngjarja shkaktoi protesta dhe zbuloi mosfunksionimin e institucioneve.
11. Konflikte të tjera fatale: Ngjarje të tjera përfshijnë vrasjen e një të moshuari në Mirditë, një ish-shef policie që qëlloi të dashurin e gruas së tij, dhe një masakër familjare në Velipojë.
Emrat e viktimave dhe datat:
6 Qershor: Vritet Eraldo Nevruzi
5 Korrik: Vritet Xhimi Baka
11 Korrik: Vritet Adrian Pepkolaj
16 Korrik: Dhunohet Rigels Kaso
20 Korrik: Vriten ShyriKalemi, Gledio Muka dhe Marsel Çela
6 Gusht: Vriten Hysen dhe Shano Islamaj
8 Gusht: Vroitet Virxhil Vesho
8 Gusht: Vritet YlliBezhani
8 Gusht: Vritet Dritan Idrizi
11 Gusht: Dhunohet për vdekje Egli Proga
17 Gusht: Vritet FrederikRadi
19 Gusht: Vriten Arsdi Hoxha dhe Ersild Ishmi
19 Gusht: Matthew James Wertz vret gruan dhe veten
19 Gusht: Vritet Faik Hajdini
24 Gusht: Vritet Amarildo Hoxhallari