18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Një person i armatosur me thikë vritet nga policia në Gjermani pasi kërcënonte njerzit

Një person ka mbetur i vrarë pasi kërcënonte qytetarët me thikë në Moers, një qytet afër Duisburg dhe Düsseldorf në Gjermani. Ngjarja ndodhi kur një 26-vjeçar gjerman u përpoq të sulmonte efektivët e policisë me dy thika në dorë.

Sipas raportimit të Associated Press (AP), policët ndërhynë dhe, për të neutralizuar kërcënimin, hapën zjarr ndaj tij. Si rezultat, personi u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.

Ngjarja vjen vetëm pak kohë pas një sulmi tjetër të dhunshëm me thikë që ndodhi të premten mbrëma në një festival në Solingen, ku tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën. Për këtë incident, autoritetet dyshojnë se sulmuesi është një ekstremist islamik nga Siria, i cili më pas u vetëdorëzua në Polici.

Këto ngjarje kanë shkaktuar shqetësim të madh në Gjermani, duke ngritur pyetje për sigurinë publike dhe përballjen me ekstremizmin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...