26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Edi Rama në Pragë: Rusia nuk ka ndërhyrë në Shqipëri, por tensionet në Ballkan mbeten një problem

Gjatë një interviste me gazetarin Steve Clemons në Forumit që po mbahet në Pragë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka trajtuar disa çështje të rëndësishme për vendin dhe rajonin. Në përgjigje të pyetjes nëse Rusia ka bërë përpjekje për të minuar qeverinë shqiptare, Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka pasur ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me Rusinë dhe se nuk ka pasur probleme të tilla brenda territorit shqiptar.

“Për shkak të historisë sonë, ne kemi qenë si Koreja e Veriut e Europës, Praga për ne ka qenë po aq e paarritshme sa Parisi në komunizëm. Dhe kur rusët vendosën të hiqnin qafe Stalinin, ne i qëndruam stoik. Duke qëndruar te Stalini dhe duke qenë stalinist deri në ’90, na bënte vendin më pak interesant për Rusinë. Deri sot s’ka pasur një vizitë në Moskë dhe askënd se ka marrë malli. Ne nuk duam asgjë të keqe për Rusinë,” tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria nuk është e interesuar për ndërhyrje ruse dhe se nuk ka spiunë të gatshëm të shërbejnë për Rusinë për pak para. Rama theksoi se problemi më i madh është në pjesët e tjera të Ballkanit, dhe se është e nevojshme që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti. Ai theksoi rëndësinë e mbajtjes së Serbisë sa më shumë në anën e Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...