30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës: Shoqëria e tyre e ngushtë merr fund

Miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së fansave të tyre, të cilët kanë ngritur dyshime për një ndarje mes vajzave. Edhe pse ata e kanë hedhur poshtë këto spekulime duke shpjeguar se angazhimet e shumta i kanë penguar të takohen shpesh, tani duket se ka ndodhur një ndryshim i dukshëm në marrëdhënien e tyre.

Efi dhe Mikela kanë hequr njëra-tjetrën nga ndjekësit në Instagram, një shenjë që ka nxitur më shumë spekulime për një ndarje të mundshme të miqësisë. Ky veprim ka bërë që fansat të mendojnë se marrëdhënia e tyre mund të ketë përfunduar.

Të dy vajzat e njohura për miqësinë e tyre të ngushtë u njoftuan për herë të parë në emisionin “Përputhen” dhe vazhduan këtë lidhje në emisionin “Big Brother Vip Albania”. Pas ndarjes nga ky i fundit, nisën të shfaqeshin tensione, veçanërisht pasi Efi vendosi të vazhdonte në lojë pa Mikelën. Megjithatë, ato e theksuan miqësinë e tyre dhe vazhduan të mbështesnin njëra-tjetrën në publik, duke përfshirë prezencën e Efit në festën ku Mikela zbuloi gjininë e bebit që po priste.

Sidoqoftë, ndarjet në Instagram dhe mungesa e komunikimit të mëtejshëm kanë nxitur aludime për një ndarje të mundshme të miqësisë së tyre, edhe pse ende nuk janë dhënë detaje të tjera për arsyet e mundshme të kësaj ndarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...

I maskuar dhe me kallashnikov hyri për të grabitur një banesë! Arrestohet 21-vjeçari, në...

0
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në kuadër të dy operacioneve të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”, të zhvilluara për zbardhjen...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Kinë! Shkencëtarët identifikojnë djathin më të vjetër në botë, i...

0
Një zbulim i rrallë arkeologjik në Kina ka hedhur dritë mbi historinë e hershme të produkteve të qumështit dhe evolucionin e mikroorganizmave, pasi studiuesit...

Vetëm pak orë pas armëpushimit! Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në...

0
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në jug të Libani, më pak se 24 orë pas shpalljes së një...

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...