28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Regjistrimi i Diasporës dhe fondet për Zgjedhjet e 2025-ës: Qeveria Shqiptare investon në modernizimin e Procesit Zgjedhor

Për herë të parë, emigrantët do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Shqipëri. Kjo do të realizohet përmes një sistemi të ri të identifikimit elektronik që do të lejojë votimin në vendin ku ata ndodhen.

Për të bërë të mundur këtë avancim dhe për të përgatitur sistemet e nevojshme për zgjedhjet e 2025-ës, qeveria shqiptare ka ndarë një fond shtesë prej 351 milionë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ky fond do të përdoret për të avancuar procedurat e prokurimit dhe për të garantuar implementimin e plotë të fondeve për procesin zgjedhor.

Nga kjo shumë, 250 milionë lekë do të përdoren për përgatitjet për zgjedhjet, ndërsa 101 milionë lekë do të shpenzohen për planifikim, menaxhim dhe administrim të brendshëm të KQZ-së. Ky rishikim buxhetor dyfishon buxhetin e KQZ-së, që nga 300 milionë lekë që ishte në 651 milionë lekë.

Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë planifikuar edhe fonde të tjera për vitin e ardhshëm. Sipas dokumenteve të Ministrisë së Financave, në buxhetin e vitit 2025 do të caktohen 2 miliardë lekë si fond rezervë për organizimin e zgjedhjeve. Këto fonde do të mbështesin implementimin e votimit elektronik, numërimit elektronik dhe sistemit elektronik të identifikimit të votuesve.

Për realizimin e këtyre qëllimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar një fond ekstra prej afro 4.6 miliardë lekësh për zgjedhjet e 2025-s. Ky fond do të përdoret për shtimin e pajisjeve për votim, numërim dhe identifikim elektronik, si dhe për shpërblimin e anëtarëve të KZAZ, KQV, GNV dhe trajnuesve të tyre, si dhe për punonjësit e përkohshëm që do të angazhohen në procesin zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...