17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

‘Shqiptarët xhelozë për Kosovën’, Osman Azemi kërkon falje për deklaratat mbi Shqiptarët

Aktori i humorit Osman Azemi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave në ditët e fundit, pas një interviste televizive ku ai deklaroi se shqiptarët janë xhelozë për Kosovën. Këto deklarata kanë shkaktuar mjaft polemika dhe keqkuptime, duke e bërë aktorin një temë të nxehtë diskutimi.

Së fundmi, Azemi ka kërkuar falje për mënyrën se si është shprehur. Ai ka shprehur keqardhjen për efektin që kanë pasur komentet e tij dhe ka theksuar se deklaratat e tij janë keqinterpretuar.

“Duhet të jem shumë i kujdesshëm për atë që them, sepse dëmi bëhet. Deklaratat e mia janë keqinterpretuar. Qëllimi im ka qenë të flas për sport, kuptohet se sporti na emocionon. Gjatë intervistës ka ndodhur një gabim, pasi unë kam përdorur një lloj satire dhe humor, por kjo ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe ndihem keq,”
tha Azemi.

Ai shtoi më tej: “Nuk do të kisha dashur të shihja shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, apo Malit të Zi të përçarë mes tyre. Sinqerisht, ndiej keqardhje edhe për qytetarët në Shqipëri, qofshin të majtë apo të djathtë, dhe për ata që janë në qeveri apo opozitë, për miqtë dhe familjarët e mi që i kam vendosur në një situatë të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë të sikletosur. Tani është bërë, dhe dëmi është bërë,” përfundoi aktori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...