26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Muhamet Rrumbullaku jep dorëheqjen nga Kreu i Policisë së Shtetit

Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të Policisë së Shtetit, sipas burimeve jozyrtare të raportuara nga Euronews Albania. Në vend të tij, është komanduar zv/drejtori aktual, Sokol Bizhga, deri në emërimin e një drejtori të ri.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, pritet të mbajë një komunikim të parë me mediat të premten, pas emërimit të tij në krye të këtij dikasteri. Hoxha është i pritur të bëjë ndryshime të mëdha në strukturën e Policisë, pas disa ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajve korrik dhe gusht. Po ashtu, ai do të prezantojë platformën e tij politike për rendin dhe sigurinë publike.

Largimi i Rrumbullakut do të hapë rrugë për zgjedhjen e kryepolicit të ri, i cili do të emërohet përmes një procesi konkurimi, në përputhje me ligjin e ri për Policinë e Shtetit, i miratuar në sesionin e kaluar parlamentar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...