19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kampi i refugjatëve në Gjadër, zona nën administrimin e karabinierëve Italianë

Ndërsa punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër të Lezhës po shkojnë drejt përfundimit, zona është marrë nën administrim nga karabinierët italianë, sipas marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar më herët nga kryeministrat Rama dhe Meloni. Grupi i efektivëve italianë ka mbërritur gjatë ditëve të fundit në Gjadër për të siguruar mbrojtjen e kampit, ndërsa pritet që punimet të përfundojnë brenda këtij muaji.

Pasi të përfundojnë ndërtimet, do të nisin procedurat për transportin dhe sjelljen e emigrantëve të paligjshëm nga Italia, kryesisht nga Afrika. Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 Shtator, kur pritej edhe mbërritja e refugjatëve të parë, por për shkak të vonesave në punime, hapja është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Më herët, autoritetet italiane kishin shpërndarë një rregullore etike dhe sjelljeje për efektivët dhe punonjësit, e cila përfshinte rregulla për të shmangur afrimin me gratë shqiptare dhe për të respektuar karakterin dhe sjelljen e vendasve, duke marrë parasysh se shumica e shqiptarëve janë të aftë të flasin italisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...