34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Policia e Vlorës zbardh rastin e mashtrimit dhe zhvatjes në grup: Arrestohen çifti dhe bashkëpuntorja

Policia e Vlorës ka goditur një rast mashtrimi dhe zhvatjeje në grup, ku të dyshuarit ishin duke vepruar si zyrtarë të lartë shtetërorë përmes platformës “Signal”. Ky rast, i lidhur me skemën e bujshme të Florian Gjergjit, është zbardhur në kuadër të operacionit të koduar “Notification”.

Sot, më 6 Shtator 2024, Policia e Vlorës njoftoi finalizimin e operacionit për “goditjen e një rasti të mashtrimit të operatorëve ekonomikë”. Në këtë operacion, tre persona janë arrestuar, mes të cilëve një çift bashkëshortësh dhe bashkëpunëtorja e tyre. I dëmtuari, një operator ekonomik në zonën turistike të Himarës, kishte denoncuar se i ishin kërkuar 8 mijë euro.

Sipas njoftimit të policisë, ndërhyrja është kryer me dorëzim të kontrolluar nga agjentët, duke futur të dyshuarit në kurth. “Ndërhyrja u bë pas denoncimit nga administratori i një subjekti tregtar në Himarë, që raportoi se i ishte kërkuar një shumë parash gjatë komunikimeve në aplikacionin ‘Signal’. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan shtetasit: S. D., 30 vjeç, dhe K. D. (K.), 32 vjeç (bashkëshortë), si dhe D. V., 27 vjeçe, të tre banues në Vlorë,” tha policia vendore.

Hetimet kanë treguar se të dyshuarit, pasi kanë kontaktuar biznesmenin nëpërmjet një numri telefoni të regjistruar si kontakt i një zyrtari në aplikacionin “Signal”, kanë rritur besueshmërinë e kërkesave të tyre për të marrë shumën prej 8 mijë euro. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet dhe 4 celularë. Hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale vijojnë ende.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apeloi qytetarët që të raportojnë menjëherë çdo rast të mashtrimit apo përpjekjes për mashtrim, për të parandaluar raste të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...