10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

‘Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me votë’, Debate të nxehta në Këshillin Kombëtar të PD-së: Murrizi, Paloka dhe Noka në qendër të përplasjeve

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e zhvilluar më 6 Shtator 2024, janë shfaqur debate të nxehta dhe përplasje të ashpra mes anëtarëve. Mbledhja u thirr nga Sali Berisha, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie për shkak të hetimeve nga SPAK në lidhje me aferën ‘Partizani’.

Gjatë fjalës së tij në video, që u transmetua në sallën e mbledhjes në selinë e PD-së, Berisha sulmoi SPAK duke e cilësuar atë si një institucion që mbështet krimin dhe korrupsionin, duke kërkuar angazhim maksimal nga strukturat e partisë dhe paralajmëruar protesta, por pa specifikuar një datë për nisjen e tyre. Berisha theksoi se këto 9 muaj duhet të përqendrohen vetëm në sulm dhe fitore, duke kërkuar një angazhim të plotë nga të gjithë anëtarët e PD-së për të përgatitur aksionin final drejt zgjedhjeve të 2025-s.

Pavarësisht mesazheve të Berishës, mbledhja e Këshillit Kombëtar u shoqërua me debate të ashpra lidhur me zgjedhjen e 12 drejtuesve të qarqeve dhe primaret në PD. Myslim Murrizi kritikoi Flamur Noka për ndërhyrje në procesin e zgjedhjes së drejtuesve dhe akuzoi për “pazar” me Ramën. Noka i është përgjigjur se këto janë kompetenca të Kryetarit të PD-së dhe ka hedhur poshtë akuzat e Murrizit.

Nuk mund të jesh drejtues i një qarku kur nuk ke takuar demokratët e Lezhës nga momenti që merr një mandat deputeti po nga këto demokratë. Ky është vendim kryesia, nëse është cështje pazaresh apo intersa personale nuk i përkasin interesave të demokratëve, e nevojës së qytetarëve të ndershëm për një ndryshim real të politikës në Shqipëri” deklaroi Paulin Marku gjatë intervistës.

Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i PD-së gjatë debateve të nxehta me Myslim Murrizin në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD-së të 6 shtatorit.Sipas Flamur Nokës, Gjekmarkaj është ura lidhëse e Berishës me kancelaritë e huaja për të vijuar betejën e tij për të hequr 2 nongratat, nga SHBA dhe Britania e MadhePjesë nga debate me dyer të mbyllura

Myslim Murrizi: ‘Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me vote. Erdhën si te bashkuar në diversitet e na u bënë diversante.
Flamur Noka:” Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...

Arrestohen dy shtetas në Gjirokastër, kapen 34 kg kanabis të fshehur për trafik drejt...

0
Dy shtetas, Eduart Mema dhe Edison Sinani, janë arrestuar pasi tentuan të trafikonin 34 kilogramë kanabis drejt Greqisë. Sipas policisë, droga ishte fshehur në shasinë...

Trafikuan 4 tonë dr*gë në Itali, GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe Nazer Seitin

0
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur dënimet për anëtarët e grupit Habilaj, të përfshirë në akuzat për trafik droge...