20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Diskutime të nxehta në Këshillin Kombëtar të PD-së: Murrizi kërkon shpjegime për bashkim me ish të rikthyerit

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, diskutimet janë zhvilluar me tone të larta dhe tensione. Myslym Murrizi ka shprehur kritika të ashpra ndaj bashkimit me ata që janë rikthyer nga Basha, duke e cilësuar këtë veprim si të pamoralshëm. Ai ka thënë: “Jorida dikur thoshte fundi i Berishës, ndërsa sot është këtu!”

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka theksuar se nëse Rama do të vjedhë zgjedhjet përsëri, ai nuk do të dalë më për të denoncuar këtë akt. Paloka ka kërkuar që anëtarët e Këshillit të mos shikojnë ndarjen e drejtuesve në qarqe si një sfidë personale, por të qëndrojnë të bashkuar për të rrëzuar Ramën. Ai i bëri thirrje anëtarëve të shohin zgjedhjet si një betejë jetike dhe të mos e shikojnë si një lojë. Paloka kërkoi që fushata të jetë një luftë e përkushtuar, jo vetëm në kuptimin figurativ.

Në këtë mbledhje, anëtari Apollon Baçi kërkoi sqarime mbi listat zgjedhore, duke pyetur nëse PD do të propozojë lista të hapura apo të mbyllura. Ndërkohë, Flamur Noka sqaroi se largimi i Alizotit nga drejtimi politik në Berat dhe transferimi i tij në Tiranë ishte në përputhje me kërkesën e vetë Alizotit.

Diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së

Osman Stafa, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD: A e pranonin sfidën që të jeni me poshtë në lista?

Noka: Lista e drejtuesve të qarqeve është kompetencë e Kryetarit të PD. Neni 46 pika 2 Kryetari mund te ngrejë ekipe ndihmese.

I pyetur nga anëtar: Përse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat?Noka: Është respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.

Paloka-Osman Stafës: Nëse Rama na u vjedh prap zgjedhjet s’do dal me te them qe na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Në nuk hyjmë në zgjedhje për te marre një mandat. Nëse na i vjedhin prap jemi ne qe jua kemi vjedhur demokrateve. Ta shohim ne ketë si beteje jete një vdekje. Mos e shihni këtë lojë si sfide me njëri-tjetrin. Te jemi bashke për te rrezuar Ramën. Fushata të jetë lufte, jo në kuptimin figurativ.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...