26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ardjan Ismajli analizon fitoren ndaj Ukrainës në Nations League: “Kjo fitore është për familjen time”

Ardjan Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ka komentuar fitoren 1-2 ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve. Ai theksoi se Ukraina ishte një kundërshtar i fortë fizikisht, duke e krahasuar me Çekinë, dhe u shpreh se fitorja erdhi falë një taktike të shkëlqyer dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të tifozëve.

Është hera e parë që mposhtim Ukrainën. Ndërkohë, edhe pse nuk ishim pjesë e Europianit, duhet të përqendrohemi në të ardhmen dhe të ecim përpara me këtë fitore të rëndësishme. Kemi hapur një cikël të ri dhe tani duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë të martën,” tha Ismajli.

Ai gjithashtu ka mohuar çdo polemikë me trajnerin, duke theksuar se ka pranuar zgjedhjet e tij me sportivitet dhe se çdo thënie tjetër është e pavërtetë. “Nëse do të kisha probleme me trajnerin, nuk do të isha këtu. Nuk kam pasur dhe nuk do të kem probleme me trajnerët gjatë karrierës sime.”

Në fund, Ismajli e dedikoi këtë fitore dhe gol për familjen e tij, për të cilën tha se ka bërë shumë që ai të arrijë këtu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...