27.3 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Policia e Himarës shpëton 2 turistë nga Maqedonia të bllokuar në Gjirin e Filikurit

Policia e Himarës ka ndërhyrë sot për të shpëtuar dy turistë nga Maqedonia, të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Filikurit. Njëri prej turistëve kishte rrëshqitur për shkak të terrenit të vështirë dhe kishte pësuar dëmtime të lehta, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të rendit dhe atyre të plazhit, ai mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas marrjes së informacionit për turistët e bllokuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë organizuan menjëherë një operacion shpëtimi. Pasi mbërritën në plazhin e Filikurit, ata ofruan ndihmën e nevojshme dhe sigurojnë nxjerrjen e sigurt të turistëve nga zona e rrezikshme.

Turistja e huaj, e cila pësoi dëmtim të lehtë, mori trajtimin e nevojshëm dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Himarës theksoi se është gjithmonë në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i inkurajoi të gjithë që në raste emergjente të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...