Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur për platformën e re “Deputeti që Duam”, e cila është bërë pjesë thelbësore e strategjisë së PS për zgjedhjet e vitit 2025. Në një deklaratë për mediat, Rama theksoi se kjo platformë do të luajë një rol kyç në identifikimin e kandidatëve të mundshëm për listat e deputetëve të ardhshëm.
Rama sqaroi se platforma është e njohur, por këtë herë është vendosur në qendër të procesit zgjedhor më herët se ndonjëherë tjetër, me më shumë se një vit përpara zgjedhjeve dhe rreth nëntë muaj përpara regjistrimit të kandidatëve për deputetë. Ai i inkurajoi aplikantët që janë aktualisht pjesë e platformës të angazhohen aktivisht në rrjetet sociale dhe terren për të promovuar figurën e tyre.
“Avantazhi i atyre që aplikojnë më herët është koha që kanë më shumë për të treguar se sa janë në gjendje të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë,” tha Rama. Ai theksoi se mosha e re, dëshira për të kontribuar, apo lidhjet me PS nuk janë faktorët që përcaktojnë suksesin në përzgjedhje. “Platforma nuk është një instrument që ne e përdorim për herë të parë. Por për herë të parë ne e kemi vendosur në qendër të një procesi, që ndryshe nga hera e parë fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj përpara se sa të regjistrohen kandidatët për deputetë. Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu, pro që do të zgjerohet me aplikantë të tjerë të cilët duke filluar nga ju, nuk duhet të presin që pasi u bë aplikimi dhe pasi i dhatë në atë aplikim arsyet tuaja, të ndodhë përzgjedhja. Avantazhi i atyre që vijën më parë, është vetëm koha që kanë më shumë në dispozicion për të treguar se sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. S’të bën mosha më e re, s’të bën as fakti që ke dëshirë apo që mund të dish të flasësh bukur, apo as fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS. Nuk të bën as lidhja apo lidhjet që mund të kesh me PS. Të gjitha këto janë krejtësisht pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti je në gjendje të demonstrosh. Duke treguar se je një kandidat apo kandidate që i duhesh skuadrës së PS. Ta demonstrosh këtë cdo ditë.Po përgatisin një udhërrëfyes që mund ta ndiqni sipas dëshirës. Do ju ndjekim me sy në distancë, për të parë se si ju promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik, që sot është një person publik i panjohur dhe që nesër kur të vijë momenti i përzgjedhjes duhet të jetë një person publik i njohur në komunitet, në një rreth të caktuar profesionistësh”, tha Rama. ,” theksoi ai.
Rama i bëri thirrje të gjithë aplikantëve të tregojnë përkushtimin e tyre çdo ditë për të fituar besimin dhe mbështetjen e nevojshme për të qenë pjesë e listave të kandidatëve të PS për zgjedhjet e ardhshme.