35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Zbardhet dëshmia tronditëse e ndihmësit për zhdukjen e trupit të 8-vjeçares Narin Güran

Një dëshmi tronditëse është bërë publike nga personi i arrestuar, Nevzat B., i cili akuzohet se ndihmoi për të fshehur trupin e pajetë të 8-vjeçares Narin Güran. Nevzat B. pranoi se kishte marrë 200 mijë lira nga xhaxhai i vajzës, Salim Güran, i cili është njëkohësisht kryeplaku i fshatit, për të zhdukur trupin e vogëlushes. Kufoma e Narin u gjet pas 19 ditësh, e futur në një thes dhe hedhur në një përrua, ku mbi të ishin vendosur një gur dhe degë pemësh për të mos dalë në sipërfaqen e ujit.

Policia turke ka arrestuar 24 të dyshuar për këtë ngjarje të tmerrshme, përfshirë prindërit e Narinës, vëllezërit e saj më të mëdhenj, katër xhaxhallarët dhe bashkëshorten e Salim Güran, pasi dyshohet se janë të përfshirë në krim. Hetimet po vazhdojnë në përroin İleritutmaz dhe në distriktin Tavşantepe, ku trupi i Narinës u gjet i vdekur.

Dëshmia e plotë e Nevzat B.:

Jetonim shumë afër shtëpisë së kryeplakut. Pashë kryeplakun (xhaxhin e Narinës) që po vinte me automjet. Uji ndërpritej shpesh, mendova se do të thoshte diçka për këtë. Ai doli nga makina dhe erdhi tek unë. Pastaj shkuam në mjetin e tij dhe më tregoi diçka në batanijen në sediljen e përparme dhe tha: “Ti do ta zhdukësh këtë”. Pashë që ishte një person brenda dhe u habita. Duke më drejtuar mua, Salim Gülhan (Muhtar) më tha: “Mendo për familjen tënde, unë do të të jap më shumë se 200 mijë lira”. Nuk kishte njeri aty pranë në atë moment. Pastaj më pyeti: “A keni një çantë në automjetin tënd?”. Në bagazhin e mjetit nxora një thes, ngjyrën e të cilit nuk e mbaj mend dhe ia dhashë Salim.

E morëm fëmijën të mbështjellë me një batanije dhe e futëm së bashku në thes. Fëmija kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza. Ai kishte edhe skuqje në trup. Më pas, e vendosa në sediljen e pasme të makinës, ku ndodhet tapeti i këmbës, pa e lidhur në grykën e thesit. Ai tha: “Çoje drejt përroit” dhe ma tregoi me dorën e tij. Shkova direkt nga varrezat dhe drejt zonës së vilave. Ndërsa isha në rrugë, ndjeva keqardhje. Megjithatë, mendova se duhet të heq qafe, zbrita rrugën pranë përroit, kërkova një vend të përshtatshëm dhe ndalova makinën time pranë përroit.

Mora thesin nga automjeti dhe e mbajta në dorë. I gjithë trupi i fëmijës u fut në thes. Nuk mbaj mend nëse i është prerë këmba e fëmijës apo jo. Kishte një zonë me pak ujë. E lashë thesin në këtë zonë. Duke menduar se thesin do ta gjente dikush, i vura një gur. Madhësia e gurit ishte afërsisht 15-20 kilogramë. Nuk i vura shkurre, sepse ishte e mbuluar tashmë. Pastaj u largova, hipa në makinën time dhe u ika nga e njëjta rrugë.e.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...