26.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Arrestohet shqiptari në Gjermani për transportim kokaine

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi është kapur duke transportuar një sasi kokaine. Ngjarja ndodhi në Autobahn 40, në kryqëzimin Niederdorf, ku një ekip policor ndërkufitar kontrolloi një makinë pasagjerësh me targa belge.

Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët e policisë konstatuan parregullsi nën sediljet e shoferit dhe pasagjerit. Pas një inspektimi të detajuar, ata zbuluan dhe sekuestruan 1.15 kilogramë kokainë, të cilat ishin fshehur me kujdes në automjet.

33-vjeçari shqiptar, i cili kishte në posedim drogën, u arrestua përkohësisht dhe u dërgua në stacionin e policisë federale në Kempen për hetime të mëtejshme. Pas përfundimit të masave të para policore, hetimin e mëtejshëm e mori përsipër hetuesia doganore e Essen, që do të vazhdojë procesin përkatës ndaj të arrestuarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...